
PRESIDENTI I UNIVERSITETIT KRISTAL Z. AHMET MUÇAJ
___________________________________________________________________
Eliza DUSHKU viziton Universitetin Kristal.
“Jam shumë e gëzuar që e mbyll vizitën time në një universitet” - pohoi aktorja Dushku tek sa u mikprit në ambientet e UNIVERSITETIT KRISTAL nga presidenti Ahmet Muçaj , rektori Profesor Emeritus Hektor Cocoli dhe stafi i tij.
Z. Ahmet Mucaj, i ftuar nga Unioni Anglisht Folës.
Presidenti i Universitetit KRISTAL Z. Ahmet MUÇAJ, mori pjesë në darkën historike, i ftuar nga Shkëlqesia e Tij Princi Philip, darkë që u dha në Londër në 50 –vjetorin e presidencës së Princit Philip, Dukë i Edinburgut, në krye të një prej organizatave më me famë në mbi 53 vende të botës së Unionit Anglisht Folës. Ky Union përfaqëson mbi 200 milion njerëz, të cilët kanë gjuhën angleze si gjuhë të parë.
Bashkia e Përmetit nderon zotin Ahmet Muçaj.
Bashkia e Përmetit nderoi me titullin: "Qytetar Nderi i Përmetit", presidentin Ahmet Muçaj, për kontributin në fushën e arsimit jo publik, me motivacionin "Personalitetit të shquar të Universitetit Kristal".
Universiteti Kristal, dhurata për më të mirët.
Në ditën e parë Z. Ahmet Mucaj Presidenti i Kompanisë Kristal u siguroi studentëve më të mirë, 10 bursa studimi falas për master në univertitetin e Kembrixhit. Ishte presidenti i kompanisë Kristal Z.Ahmet Mucaj, I cili jo vetëm përshëndeti të gjithë studentët përzemërsisht, por dhe iu komunikoi këtë surprisë për ti motivuar dhe impenjuar ata në studim gjatë vitit akademik 2010-2011.
Vizitë e Z. Paul Lindhom dhe Dr. Swed Anderson në Universitetin Kristal.
Vizitë zyrtare e Z.Alan Watson "Lord Watson of Richmond", në Shqipëri.



