|
Departamentet e INFERMIERISË, STOMATOLOGJISË & FARMACISË |
![]() |
|
Departamentet e Infermierisë, Stomatologjisë, Farmacisë përgatisin specialist me arsim të lartë, me një spektër të gjerë njohurish në fushën e shkencave mjekësore. Studimet, realizimi i projekteve, praktikave ndërdisiplinore, i jep mundesi studentëve te fitojnë njohuritë e nevojshme dhe te aftësohen për ushtrimin e profesionit, në përputhje me zhvillimet më të fundit në këtë fushë. |
| STAFI AKADEMIK | ![]()
|
|
Dr. Agron Panariti, Prof.Asc.Dr. Vali Bizhga, Prof.Dr. Gojarg Cerga, Msc. Aiola Pernaska, Dr. Sami Kulla, Dr. Proç. Arjola Krymi, Dr. Proç. Altin Maho, Mnd. Fatmir Biçaku, Dr.Proc. Ledian Cama, Prof.Asc.Dr. Rilinda Klosi, Dr. Proç. Edlira Dedaj, Dr. Proç. Elda Jano, Dr. Proç. Edlira Neza, Dr. Proç. Rozafa Dragusha, Dr. Proç. Ilvia Alimehmeti, Msc. Mentor Rama, Dr. Proç. Marsida Duli, Msc. Maringlen Lala, Msc. Dorina Liçaj, Dr. Rezarta Shkreli, Msc. Shpresa Jahelezi, Dr.Proç. Alketa Meta |
|
| PROGRAMET E STUDIMIT | |
|
Programet e studimit në Infermieri, përgatit infermierë të ardhshëm. Ai synon aftësimin e studentëve në identifikimin e nevojave shëndetësore të nindividit apo komunitetit . Studentët njohin shtyllat nëpër të cilat kalon puna e një infermieri, të tilla si planifikimi, drejtimi, apo vlerësimi i ndërhyrjes nga ana e infermierit tek pacienti. Studentët përgatiten për aplikimin korrekt të recetave diagnostiko - terapeutike. Roli i tyre konceptohet jo vetëm në një kontribut individual por në bashkëpunim dhe mardhënie edhe me të tjerë operatorë shëndetësorë dhe socialë. Një rëndësi merr roli i infermierit edhe në krijimin e personelit mbeshtetës dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të tij në rritjen e profilit profesional si dhe në përfshirjen në kërkimet shkencore.
Programi i studimit në Departamentin e Farmacisë, Përmes këtij departamenti synohet, përgatitja me përgjegjësi e farmacistëve të pajisur me standartet profesionale në shfrytëzimin dhe shpërndarjen e informacionit bashkëkohor për barnat si dhe me aftësinë për t’u përshtatur në sistemin shëndetësor gjithnjë në ndryshim. Të diplomuarit janë të përgatitur në ushtrimin e profesionit në shumicën e sektorëve farmaceutikë, (farmaci komunitare e spitalore, administratë farmaceutike, shpërndarje të barnave etj.) Ata aftësohen për t’i shërbyer shoqërisë me etikë dhe përkujdesje profesionale. Në përputhje me këtë mision programi studimit në farmaci, ofron për studentët: - Njohuri mbi farmaceutikën dhe kompetencë për të ushtruar profesionin e farmacistit në të gjithë sektorët e zakonshëm profesional (farmaci komunitare e spitalore, shpërndarje të barnave, administratë farmaceutike etj. - Vlerat e nevojshme profesionale që sigurojnë përkujdesje etike ndaj pacientit, si individë por edhe ndaj komunitetit ku shërbehet. - Aftësinë për të integruar kërkimin shkencor me eksperiencën praktike në dobi të nevojave të pacientit dhe të shoqërisë.
Departamenti i STOMATOLOGJISË Studimet në cikli 5 vjecar të Stomatologjisë në Departamentin Farmaci & Stomatologji të Fakultetit te Shkencave Mjekesore ne Universitetin “Kristal” synojnë formimin profesional të Mjekut Stomatolog në fushën e: terapisë, ortopedisë, kirurgjisë stomatologjike dhe ortodoncisë si dhe në problemet maksillo – faciale. Të diplomuarit në këtë cikël marrin: Bazat shkencore të përgatitjes teorike e praktike të nevojshme sipas kërkesave të direktivës së komunitetit europian 78/687 CEE për ushtrimin e profesionit të stomatologut, të metodologjisë e kulturës së nevojshme për praktikën e formimit të përhershëm profesional, gjithashtu me bazat metodologjike të formimit shkencor në një nivel autonomie profesionale që rrjedh nga një bagazh formimi i lidhur me njohjen e plotë të problemeve të shëndetit oral të personit të shëndoshë dhe të sëmurë edhe në lidhje me ambjentin fizik e social që e rrethon. Ky cikël i pajis dhe i aftëson studentët nga ana teorike esenciale që rrjedhin nga shkencat bazë në perspektivën e aplikimit të tyre të suksesshëm profesional. I pajis me njohuritë fispatologjike e klinike të mjekësisë së përgjithshme. Ndërton tek ata, kapacitetin për të njohur e vlerësuar në mënyrë kritike nga pikëpamja klinike dhe me një vizion të përgjithshëm edhe në dimensionin socio-kultural. Studentët janë të aftë të njohin të dhënat relative të gjëndjes së shëndetit e të sëmundjes së aparatit stomatognatik të individit të vetëm duke interpretuar në dritën e njohurive shkencore bazë, të fizpatologjisë e patologjisë së aparatit stomatognatik e sistemik duke komunikuar me qartësi e humanizëm me pacientët dhe familjarët e tij. Në këtë bashkëveprim, kuptojnë rëndësinë e ndërtimit të punës në ekip .
|







